Kala Festival

2018

Birra Peja, kësaj here freskon pjesëmarrësit edhe jashtë kufinjëve të Kosovës në festivalin “Kala”
Gjithmonë më e mira, Birra Peja edhe këtë verë vazhdon të jetë përkrahëse e eventeve më të mëdha kombëtare! Kësaj here, Birra Peja do të freskojë edhe pjesëmarrësit jashtë kufinjëve të Kosovës në Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike në Shqipëri i quajtur “Kala”, nga 20 deri më 27 qershor, i cili mbahet në rivierën me bukuri mahnitëse të plazhit të Dhërmiut!
Në këtë festival do të jenë të pranishëm DJ të famshëm anglezë, si Tom Misch, Roy Ayers, Todd Terje, The Black Madonna, Moodymann dhe shumë të tjerë.
Bregdeti i Shqipërisë është një zonë e mahnitshme që nuk duhet të humbet pa e shijuar edhe këtë verë së bashku me birrat e ftohta të Birra Peja në Festivalin “Kala”- një festival ndërkombetar në plazhe të bukura me rërë, ujëra kristal të qartë, me një mikpritje të madhe dhe ushqim të shkëlqyer .
Andaj, në këtë festival përpos argëtimit do të promovohet edhe turizmi dhe kultura shqiptare në botë, ku gjatë ditëve do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës Shqiptare. Gjithashtu, do të organizohen aktivitete të ndryshme nga rafting në paragliding në Kanionet e Osumit deri në paragliding duke ju mundësuar të gjithë pjesëmarrësve të përjetojnë me të vërtetë bukurinë e vendit.
Biletat e festivalit vec se janë shitur dhe ka më pak se 100 bileta të mbetura që do të shiten para të Mërkurës me datë 20 Qershor. Prandaj, sigurohuni që të merrni edhe ju biletat tuaja tani që të jeni pjesë e këtij festivali ndërkombëtar dhe ta shijoni së bashku me Birra Peja.
Birra Peja këtë verë nuk ndalet me kaq! Birra Peja do të ju freskojë gjatë gjithë verës edhe në festivale tjera të ndryshme si: Beer and Wine Festival, Beerfest Kosova, Dokufest e shumë të tjerë.
Birra Peja, gjithmonë më e mira!

Share

Evente tjera

Shënoni vitin tuaj të lindjes

By submitting this form, you agree to the Cookie and Privacy policy of the Birra Peja. To learn more, please read our cookie and privacy policy...