Bunar Fest Edicioni 14

2018

Birra Peja edhe këtë vit freskon pjesëmarrësit e Bunarfest!
Si gjithmonë, Birra Peja është përkrahëse e evenimenteve të ndryshme kulturore artistike. Edhe këtë vit Birra Peja është shumë krenare që është pjesë e Bunarfest I cili është njëri prej festivaleve më unike në Kosovë. Bunarfest këtë vit do ta organizojë edicionin e tij të 14-të, i cili do të mbahet më 16 dhe 17 Qershor në qytetin e Prizrenit.
Organizatorët e festivalit, si çdo vit i japin rëndësi të veçantë edhe ruajtjes së mjedisit, pasi që festivali do të filloj me një aktivitet të pastrimit të lumit, më 16 Qershor, ku mbledhen të gjithë vullnetarët që të japin kontributin e tyre.
Në këtë festival organizohet gara e lëshimit me goma në lum, në një shteg prej 2.8 kilometrave, i cili përfundon pikërisht në Urën e Gurit, në qendër të qytetit të Prizrenit.
Përveç kësaj gare atraktive, në kuadër të festivalit do të ketë edhe evente muzikore, ku në mbrëmjen e në Marash do të performojnë BimBimma, Ergen, Elinel, Dandara dhe Lilac, derisa një ditë më pas, të dielën më 17 Qershor, garës së lëshimit me goma do t’i vazhdojë muzika afterparty n'Kej me Gamblemania dhe XhurimDema.
Për të gjithë ata qe duan të përjetojnë diqka më ndryshe dhe atraktive këtë verë, ndiqeni atmosferën e Bunarfest gjithmonë të shoqëruar me Birra Peja.

Share

Evente tjera

Shënoni vitin tuaj të lindjes

By submitting this form, you agree to the Cookie and Privacy policy of the Birra Peja. To learn more, please read our cookie and privacy policy...