Frequently asked questions

Ne prodhojmë këto lloje të birrës: Birrën Pilsner, Birrën Lager, Birrën pa alkohol, Birrën Ipa (e kuqe) dhe Birrën e zezë.

Përbërësit kryesorë të birrës janë: uji, dekstrinet e pafermentuara, përbërës të lupulos, kompleksi i vitaminave B, vitamina të tjera  të ndryshme, mineralet, aldehidet, alkoolet e larta në sasi të vogla, esteret dhe shumë komponime tjera ushqimore.

Prodhimi i birrës bëhet në disa faza. Faza e parë është ekstraktimi i sheqernave nga malti i elbit, pra prodhimi i mushtit të birrës. Faza e dytë është fermentimi   i sheqerërave të mushtit në alkool dhe dioksid karboni. Natyrisht këto procese percjellen edhe me formimin e shumë komponimeve tjera aromatike të cilat japin profilin e përgjithshëm shijes dhe aromës së birrës. Faza e tretë e prodhimit është llagerimi apo stabilizimi i birrës, i cili pasohet nga filtrimi dhe në fund kalon te mbushja.

Janë shumë faktorë për shije të qëndrueshme dhe freski të birrës, por kryesorët janë: lënda e parë cilësore (uji nga burimi i Drinit të Bardhë, malti cilësorë etj.) dhe teknologjia moderne e cila mundëson kontrollë të lartë gjatë proceseve të prodhimit.

Lënda e parë cilësore është faktori kryesorë.

Kapaciteti i prodhimit të Birra Peja është 60.000.000 L/vjet.

Në pergjithësi Birra Pilsner karakterizohet me një shije më te hidhur se ajo lager.

Shkuma krijohet si proces i lirimit te CO2 – dioksidit të karbonit, dhe në vete përmban edhe proteina, polifenole, përberës të lupulos etj

Shënoni vitin tuaj të lindjes

By submitting this form, you agree to the Cookie and Privacy policy of the Birra Peja. To learn more, please read our cookie and privacy policy...